Sport

Shields dëshiron të dominojë edhe në MMA


Claressa Shields po përgatitet me Holly Holm dhe Jon Jones teksa pret të hyjë në MMA (arte marciale mikse).

”Femra me e madhe e të gjithë kohërave”, siç u njoh dhe siç emërohet shpeshherë pasi u shpall kampione absolute në dy kategori të ndryshme peshash, me të katër rripat e titujve kryesor të boksit; WBO (Organizata Botërore e Boksit), WBC (Këshilli Botëror i Boksit), IBF (Federata Ndërkombëtare e Boksit) dhe WBA (Shoqëria e Botërore e Boksit) dhe, disa medalje ari në disa Lojëra Olimpik.

Shields është e vetmja femër që ka arritur një majë kaq të lartë në historinë e boksit. Tashmë që ka konkuruar çdo sfidë dhe e ka shijuar lavdinë, Shields ka filluar stërvitjen për t’u përfshirë në botën e MMA-së.

Super-femra do të ndeshet në qershor të këtij viti, në PFL (Liga Profesionale e Luftëtarëve). Jo, nuk bëhët fjalë për UFC.

Shields është atlete natyrale dhe nuk ngurron ta tregojë ambicien e saj:

“Po miksoj disa disiplina luftimi në mënyrë që të kuptoj se me cilën jam më rehat të luftoj”, tha Shields për Sky Sports.

“Por është mentaliteti mbetet i njëjtë. Pishman? Nuk jam bërë pishman për asgjë në jetën time sepse çdo vendim që kam marrë e ka marrë vetë dhe kjo që në moshën 12 vjeç. Unë jam super-atlete natyrale dhe mësoj shumë shpejt. Trajneri nuk më ka thënë kurrë ‘sot e menderose’”, përfundon Shields.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore