Sport

Shffrin rigjen fitoren, këtë herë në Sllovaki


Pas zhgënjimit të pjesshëm në Cortina, ku ajo fitoi ‘vetëm’ një bronz në disiplinën që për shumë vite e ka parë atë si dominuese absolute, Mikaela Shiffrin më në fund hakmarret në Jasna të Sllovaki-së, duke fituar vendin e parë në Slalom-in special post-botëror me kohën 1’44 “28.

Për skiatoren fenomenale amerikane, ky është suksesi i 69-të në kupën e botës. Veç kësaj, kjo fitore ka rihapur garën për kupën e specialitetit, mbasi Shiffrin tashme renditet e dyta në klasifikim, me -45 pikë nga slovakia Vlhova, e cila në garën e sotme e kapi finishin pas amerikanes me 34 të qintat vonesë. Vendin e tretë në pod e zuri zvicerania Wendy Holdener, -52 të qintat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore