Shërbyesit Civil të zhgënjyer me qeverinë: Me ligjin për inspektime po tentohet frikësimi i shërbyesve civil
Qeveria e Kosovës ka shkëputur totalisht dialogun me sindikatat.
Kështu ka vlerësuar Sindikata e Shërbimit Civil në Kosovë në një konferencë për medie, me rastin e 23 qershorit, ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.
“Për dallim prej viteve të tjera kjo ditë po shënohet në këtë formë. Për dallim prej viteve tjera kjo ditë po shënohet nëpërmjet konference sepse ne në vazhdimësi në Administratën Publike kemi shënuar këtë ditë duke ndarë mirënjohje për shërbyesit civil”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës, Mursel Zymberi.
“Administrata publike nuk e ka pa të rrugës për një takim të tillë. Kryeministri Kurti ka bërë një shkëputje totale me sindikatat dhe dialogun social. Janë probleme që duhet të trajtoheshin përmes dialogut social. Për ne nuk është e lehtë të vijnë në situata t’i lë shërbimet e qytetarëve dhe të dalim në protestë për të drejtat tona”, tha ai.
Zymberi ka kërkuar nga shefi i qeverisë mosmiratim të projektligjeve që sipas tij janë të pazbatueshme.
“Nuk bërë asnjë hap lidhur me ligjin e pagave. Edhe në të kaluarën pozita e shërbyesve civil ka qenë më e shkelur. Kërkoj nga kryeministri Kurti që ligje të pazbatueshme mos të miratohen. Ne kemi shpresuar shumë që do ketë zhvillime pozitive me Qeverinë e re por jemi të zhgënjyer sepse me një draftligj është qe t’i merret mandati pozitave te mesme dhe të ulëta”, u shpreh ai.
Zymberi pati kritika edhe në Ligjin për Inspektimin e Administratës, për të cilën thotë se po tentojnë t’i frikësojnë shërbyesit civil.
“Një provokim i rëndë është bërë edhe me ligjin e inspektimit të administratës. Ne kemi qenë të zëshëm kundër, sepse një inspektor të vjen në zyre nëse e gjen mbyll e thyen derën, e merr kompjuterin, dhe kjo i frikëson zyrtarët. Ne jemi për llogaridhënie por jo për formën e kontrollit çfarë është menduar”, përfundoi Zymberi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qëndrimi i Ramës ndaj emisionit italian ‘Report’, Bardhi: Sjellje tipike e njeriut që ka humbur qetësinë
-
Macron, Kurtit: Franca do progres të shpejtë në çështjen e Asociacionit, sidomos në kontekstin e Këshillit të Evropës
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Osmani: Bëjmë koncesione prapë, por ta dimë çka përfitojmë
Lajmet kryesore
-
Osmani: Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese është detyrë e Qeverisë
-
Ngrihet Qendra Rajonale e Inovacionit në Elbasan, e vetmja në Ballkanin Perëndimor
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Shpërblehet përsëri “Apetit SH.P.K”, Komuna e Podujevës i jep tenderë për furnizim me mëshqerra