Jetesë & Stil

Shenjat që tregojnë se vetëm dashuria nuk mjafton në një çift


Ndjenjat e shkaktuara nga dashuria mund të jenë aq të forta, sa mund t’i bindin njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme, paplotësuese dhe përfundimisht të pakënaqura.

Ekspertët shpjegojnë disa nga shenjat që tregojnë se mund të jetë koha për t’i dhënë fund.

Nevojat tuaja nuk po plotësohen

Çdo person ka “kërkesa” të ndryshme që duhet të plotësohen në një marrëdhënie, sipas Julie Wadley, eksperte mbi marrëdhëniet e çifteve. Kur njëri partner ndjen që tjetri nuk po plotëson një kërkesë, është e rëndësishme ta komunikoni atë. Nëse ai nuk është i gatshëm të përpiqet më shumë për të përmbushur atë nevojë, ndoshta është koha për të lëvizur përpara. Një nga arsyet që njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie që nuk plotësojnë nevojat e tyre buron nga pikëpamjet negative të shoqërisë sonë për të qenë beqar.

Ju po i kërkoni ato nevoja nga të tjerët

Kur ju keni nevojë për diçka është ë rëndësishme emri i parë qe ju vjen ndërmend për ndihmë. Në një marrëdhënie të plotë dhe të shëndetshme, mendimi i parë duhet të jetë partneri juaj. Nëse ose ju ose partneri juaj po kërkoni përmbushje emocionale ose fizike nga njerëz jashtë marrëdhënies tuaj, është një tregues i qartë se ndoshta është koha për t’i dhënë fund marrëdhënies.

Ju keni frikë të kërkoni më shumë nga partneri juaj

Është e natyrshme të ndiheni në siklet duke biseduar me partnerin për atë që ju nevojitet dhe mund të mos merrni nga marrëdhënia juaj. Por linjat e hapura të komunikimit janë thelbësore për partneritete të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Shokët dhe familja juaj nuk e mbështesin marrëdhënien tuaj

Nëse njerëzit që ju duan dhe ju mbështesin shohin se personi me të cilin jeni dashuruar nuk po ju bën të lumtur, është një ide e mirë të dëgjoni mendimet e tyre. Nëse vendosni të lini anash shqetësimet e miqve tuaj dhe të familjes, kjo mund të çojë në një shenjë tjetër se është koha të lësh marrëdhënien./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore