Jetesë & Stil

Shenjat që tregojnë se po shkëputeni nga partneri


Shpesh mendojmë se prishja e një marrëdhënieje të përkushtuar shkaktohet nga një ngjarje e vetme, siç është pabesia e partnerit, por në shumicën e rasteve procesi i prishjes ndodh me kalimin e kohës.

Këtu janë shenjat paralajmëruese se një marrëdhënie mund të prishet:

“Ne” bëhet “Unë”. Në një marrëdhënie dashurie ekziston një ndjenjë uniteti dhe bashkë – një nga arsyet që shumë çifte të përkushtuar vendosin të martohen. Çiftet përfaqësojnë veten e tyre si një njësi “ne”. Një shenjë delikate e prishjes së marrëdhënies është kur partnerët fillojnë të flasin më shumë në terma “Unë” sesa “ne”.

Së dyti  filloni krahasimin se si ecën marrëdhënien tuaj  krahasuar me çiftet e tjera. Ju tregoni situata të marrëdhënien tuaj aktuale me ato të kaluara. Por duke u përqendruar në elementët që ishin “më të mirë” sesa marrëdhënia juaj aktuale.

Interesat tuaja devijojnë. Ne jemi tërhequr nga njerëz që kanë interesa të ngjashëm, ideale, dhe madje edhe prejardhje. Partnerët që po humbin interesin ndaj lidhjes përqendrohen në gjërat e tyre personale shpesh duke e lënë partnerin jashtë.

Ju nuk po ndiheni të dëshiruar. Një shenjë e rëndësishme është kur ndiheni të paplotësuar nga marrëdhënia. Ju kuptoni që nevojat tuaja thjesht nuk po plotësohen.

Dallimet fillojnë të zmadhohen. Kur krijohet një marrëdhënie dashurie, ne kërkojmë ngjashmëri me partnerin tonë. Kur gjërat fillojnë të prishen, ne mund të fiksohemi dhe në ndryshimet më të vogla.

Mërzia përfshin lidhjen. Shumë marrëdhënie prishen kur njëri partner (ose të dy) fillojnë të humbin entuziazmin e tyre për marrëdhënien. Mërzia mund ta motivojë dikë të kërkojë eksitim, shumë herë jashtë marrëdhënies aktuale.

Ti ndryshon ndërsa ai/ajo jo. Kur ecni përpara në drejtim të vetë-përmirësimit, por partneri nuk duket i përqendruar në përpjekjen për ta bërë këtë për lidhjen tuaj. Kjo është një shenjë paralajmëruese se nuk po ecni përpara së bashku.

Ju keni ndaluar së provuari. Marrëdhëniet kërkojnë shumë punë nga të dy palët. Jo vetëm që të dy partnerët duhet të punojnë për të, por ndonjëherë, këshillimi mund të ndihmojë për të riparuar një marrëdhënie. Nëse njëri ose të dy partnerët kanë ndaluar së provuari, kjo është një shenjë shumë e keqe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore