Jetesë & Stil

Shenjat që tregojnë se keni rënë në dashuri


Të biesh në dashuri është një nga gjërat më të çuditshme dhe më të mrekullueshme që një qenie njerëzore mund të përjetojë. Dhe ndërsa është ndryshe për të gjithë, ka disa mendime dhe ndjenja të zakonshme që mund t’i ndihmojnë njerëzit të identifikojnë kur po ndodh.

Ju mund të jeni duke përjetuar një nga treguesit e qartë si të mos jeni në gjendje të mendoni për askënd ose për ndonjë gjë tjetër përveç atij personi.

Çfarëdo që të jetë, nuk ka dyshim se dashuria është e komplikuar.

 

Psikologët tregojnë disa nga shenjat e qarta se ju mund të bini në dashuri me dikë.

Ju nuk mund të ndaleni së nguluri sytë tek ata

Ashtë një shenjë klasike e dashurisë: të humbni veten në sytë e atij që doni. Psikologu Marc Hekster shpjegon se kjo është një nga shenjat më të dukshme që po dashuroheni me dikë. Gjëja është, kur shikoni dikë që doni, nuk shihni vetëm se si duket. Ju mund ta shihni të gjithë të ardhmen tuaj së bashku, ose të paktën të imagjinoni se çfarë mund të jetë.

Ju braktisni aktivitetet tuaja të zakonshme

Ju mund të filloni të mendoni për mënyra për të qenë pranë tyre. Kjo me shpresën se mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes së re midis jush.

Nuk ju shqetëson kur ata bëjnë diçka jo tërheqëse

Kur dikush me të cilin dashuroheni bën diçka që mund ta perceptoni si jo tërheqëse, tashmë nuk do t’ju bëj shumë përshtypje. Ju nuk do ta keni mendjen aty.

Koha ikën kur jeni së bashku

Nëse jeni duke u dashuruar me dikë, ka shumë të ngjarë që koha juaj me të të kalojë shumë shpejt, shpjegon psikologia, Daria Kuss. Kjo është shpesh rasti kur ne jemi duke bërë diçka që na pëlqen dhe kalimi i kohës me dikë që po dashurohemi nuk është ndryshe.

Ndiheni jashtëzakonisht optimist

Kur jeni duke u dashuruar, gjithçka tjetër në jetën tuaj mund të ndihet çuditërisht e mrekullueshme, thotë Mason Roantree.

Ju doni t’i prekni dhe t’i puthni

Përsëri, kjo mund të duket shumë e qartë. Por arsyeja pse doni të prekni dhe puthni dikë me të cilin po dashuroheni është shumë më e thellë sesa mund të mendoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore