Shëndet

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për një pushim nga puna


Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2020, përfshiu sindromën e djegies në manualin e saj të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, të cilin punonjësit e shëndetësisë që atëherë kanë qenë në gjendje ta diagnostikojnë një çrregullim mjekësor që lidhet me punën e kryer nga një individ.

OBSH e përshkruan djegien si një gjendje të shkaktuar nga stresi kronik në punë. Disa nga simptomat kryesore të djegies janë mungesa e gjumit, mungesa e energjisë dhe rraskapitja, problemet me tretjen, presioni i lartë i gjakut, dekoncentrimi, rritja e distancës mendore nga puna, ulja e efikasitetit profesional.

Simptomat përfshijnë të menduarit e detyruar për punën dhe jashtë orarit të punës, nevojën e reduktuar për kontakte sociale dhe mungesën e kohës për biznes, por edhe detyrime private. Një sinjal alarmi është gjithashtu nëse një person nuk arrin të relaksohet edhe gjatë pushimeve.

Ekspertët britanikë që merren me stresin dhe pasojat e tij theksojnë se simptoma e djegies në vendin e punës duhet të vërehet në kohë për të parandaluar pasojat në kohë.

Përveç sa më sipër, ka edhe disa simptoma, më lehtësisht të dukshme, që tregojnë qartë se keni nevojë urgjente për një pushim nga gjithçka.

Kolegët ju pyesin nëse jeni mirë

Njerëz të tjerë ndoshta ju vënë re më parë se jeni të stresuar ose nervoz. Nëse kolegët ju afrohen dhe ju thonë “dukeni i lodhur” ose “a është gjithçka në rregull?”, kjo mund të jetë një shenjë e qartë se keni nevojë për një pushim.

Në punë bëni shpesh gabime

Stresi kronik është shpesh shkaku i gabimeve në punë dhe një shenjë që ju duhet të ngadalësoni. Për shkak të lodhjes humbasim aftësinë për t’u fokusuar dhe nuk mund t’i përkushtohemi punës në mënyrën e duhur dhe me vëmendje të plotë.

Ju dhemb koka shpesh

Shpina, koka, sytë, barku. Kur jemi nën stres, trupi bëhet më pak rezistent ndaj dhimbjeve, ndaj mund të ndodhë që koka të dhemb më shpesh se zakonisht.

Probleme me gjumin

Pagjumësia apo nevoja e shtuar për gjumë për shkak të lodhjes janë gjithashtu tregues të stresit. Ndonjëherë problemet thjesht na pushtojnë kështu që nuk na zë gjumi, dhe ndonjëherë jemi aq letargjikë saqë marrim një sy gjumë gjatë gjithë ditës. Asnjë nga këto dy gjendje nuk është normale dhe të dyja tregojnë qartë se kemi nevojë për pushim.

Nuk mund ta përballoni më punën tuaj

Njerëzit që janë nën shumë stres dhe presion humbasin perspektivën dhe nuk mund të gjejnë motivim për punën që bëjnë. Kjo nuk është e pazakontë këto ditë kur të gjithë jemi të stërmbushur me detyrime. Megjithatë, nëse puna juaj është bërë jashtëzakonisht e vështirë, atëherë kjo është koha e duhur për të marrë një pushim.

Doni të izoloheni

Ju nuk keni vullnet për t’u shoqëruar me miqtë, shmangni telefonatat e tyre dhe thjesht nuk dëshironi të jeni me njerëz të tjerë. Të gjithë duam kohë për veten tonë, por shmangia e ndërveprimit me njerëzit e afërt është një shenjë se jeni të stërmbushur nga detyrimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore