Lajme

Shembet një objekt në Kaçanik – lëndohen dy persona


Punëtor ndërtimtarie – Foto: Radio Evropa e Lirë.

Në komunën e Kaçanikut është shembur një objekt ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

“Në ora 13:25 ka ndodhur ky rast i shembjes. Lëndime kanë pësuar 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Veseli.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, policia këtë rast është duke e trajtuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës, derisa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektorët e punës.

“Rasti është cilësuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektorët e punës”.

Veseli, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore