Shqipëria

Shembet galeria e kromit në Tropojë, humbin jetën 2 minatorë


Dy minatorë kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë shpëtuar. Kjo si pasojë e shembjes së minierës së kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës.

Viktimat janë A. D, 41-vjeç banues në Tropojë dhe 43-vjeçari A. Zh nga Kepeneku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55,  në fshatin Lajthizë në Tropojë.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Shembja e galerisë ka ndodhur në mbi 1000 metra thellësi duke vështirësuar punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Galeria e shembur e kromit në Tropojë është në pronësi të kompanisë ‘Vëllazëria Minerals Albania’. Kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve.

5 vite më parë ka pasur një shembje të minierës, ku një punëtor humbi jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore