Lajme

Shefi i Ushtrisë Serbe: Nuk e përjashtojmë mundësinë që FSK të shkojë në Veri – Ushtria e Serbisë do të reagojë


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Millan Mojsilloviç

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Millan Mojsilloviç, ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e “veprimeve të njëanshme” të ndërhyrjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Veri të Kosovës, dhe në rast se ndodh një gjë e tillë deklaroi se Ushtria e Serbisë do të reagojë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që forcat e sigurisë që ekzistojnë në Kosovë janë unilateralisht dhe disproporcionalisht të angazhuara në mënyrë që të fitojnë disa poena politike në terren, por kërkesa jonë, këmbëngulësia, dhe disa gjëra të tjera do të jenë në funksion të sigurimit jo vetëm të paqes por edhe të sigurisë”, deklaroi Mojsilloviç.

“Sipas Rezolutës 12/44 dhe Marrëveshjes Ushtarake Teknike të Kunanovës, vetëm njësitet e KFOR-it janë forca legale në terren”, vazhdoi ai.

Millan Mojsilloviç tha se nëse ekzistojnë raste në të ardhmen ku FSK shkon në Veri “do të reagohet në përputhje me rrethanat”.

“Ju e keni vërejtur rritjen e angazhimit tonë rreth kufijve administrativë, veçanërisht në rrugën në veri të Serbisë qendrore, dhe dërgimin e forcave për reagim të shpejtë”, tha ai, transmeton Kosovo-Online.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore