Bota

Shefi i Shoqërisë së Redaktorëve dorëhiqet pas deklaratës së racizmit të Meghan-it


Drejtori ekzekutiv i Shoqërisë së Redaktorëve (SoE), Ian Murray, ka dhënë dorëheqjen pasi distancimit të bërë nga Çmimet Kombëtare të Shtypit lidhur me pretendimet se nuk ka racizëm në shtyp.

Lajmin e dha vetë Ian Murray duke thënë se ai po tërhiqej nga pozicioni i tij dhe vendimi erdhi në mes të presionit në rritje pasi u tërhoq Charlene White, i cili u pasua ikja të nominuarve duke thënë se ata nuk dëshironin të konsideroheshin në ceremoni.

“Që nga lëshimi i deklaratës, SoE është kritikuar ashpër,” tha Murray. “Ndërsa nuk jam dakord që deklarata e shoqërisë nuk kishte qëllim për të mbrojtur racizmin, unë e pranoj se mund të ketë qenë shumë më e qartë në dënimin e saj të fanatizmit dhe ka shkaktuar qartë shqetësime.

“Si drejtor ekzekutiv, unë drejtoj shoqërinë, dhe si i tillë duhet ta marr fajin përsipër, dhe kështu që kam vendosur që është më mirë për bordin dhe anëtarësinë, të largohem në mënyrë që organizata të fillojë të rindërtojë reputacionin e saj”, u shpreh ai.

Murray tha se ai po largohej krenar për punën në (SoE) “duke mbrojtur lirinë e medias gjatë tre viteve që kam qenë në krye, si dhe iniciativat që kemi krijuar dhe vazhdojmë të krijojmë mbi larminë në redaksinë ”.

Alison Gow, presidenti i SoE, falënderoi Murray-n për kontributin e tij dhe vlerësoi punën e tij si një aktivist mbi të drejtat dhe liritë gazetareske.

“Shoqëria është e përkushtuar të përfaqësojë të gjithë gazetarët dhe të mbështesë gazetarinë. Unë e kam të qartë se cili duhet të jetë misioni ynë, dhe ne do të përpiqemi si një organizatë të të dëgjojmë pikëpamjet e të gjithëve, dhe të jemi avokatë dhe aleatë të fortë për të gjithë ata që përfaqësojmë “, shtoi ai.

Drejtorët e shoqërisë kanë lëshuar një deklaratë të re, duke thënë se përgjigja e Murray-t ndaj intervistës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, me titull “Mediat në Mbretërinë e Bashkuar jo fanatike”, nuk pasqyroi atë që ne të gjithë e dimë, se ka shumë punë për të bërë në media për të përmirësuar diversitetin.

Madje edhe disa anëtarë të bordit thanë se situata ishte “qesharake” dhe i zemëroi ata. Disa nga 236 gazetarë me ngjyrë nga Guardian, Metro, New York Times, BBC dhe të tjerë, nënshkruan një letër të hapur duke shprehur shqetësimin e tyre se lëvizja ishte tepër vonë.

Personi i parë që u tërhoq nga ceremonia e ndarjes së Çmimeve, me një mesazh drejtuar Murray-t, ishte White, një spiker i lajmeve ITV.

“Ndoshta është më mirë për ju që të kërkoni diku tjetër një mikpritës për çmimet tuaja këtë vit. Ndoshta dikë, pikëpamjet e të cilit përputhen me tuajat”, është shprehur ai.

Redaktorja e Byrosë së Gazetarisë Investigative, Rachel Oldroyd u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me një individ, por me të gjithë gazetarët, të cilët duhet të ndihmojmë industri për të sjellë ndryshimin që i duhet.

“Ne nuk mund t’i bëjmë ato ndryshime nëse nuk përballemi me problemet. Ndoshta mund të fillojmë duke caktuar një person me ngjyrë për të drejtuar Shoqërinë e Redaktorëve”, vlerësoi ajo.

Korrespodentja e veriut të Anglisë në HuffPost, Aasma Day, tërhoqi hyrjen e saj nga kategoria e Raportimit të Diversitetit, duke thënë se deklarata është tallje me këtë çmim.

Murray i kishte vlerësuar deklaratat e bëra nga Harry dhe Meghan në lidhje me shtypin nuk ishin si të pranueshme” duke këmbëngulur se media britanike ka një histori të tijën lidhur me racizmin.

Në pjesën me titull “Mediat në Mbretërinë e Bashkuar jo fanatike”, ai tha se toni i përdorur në shkrim i drejtohej atyre që janë në pozita të pushtetit, të famshëm ose me ndikim të lartë.

Në deklaratën e mëvonshme, bordi ( jo Murray) është shprehur që SoE “do të reflektojë mbi reagimin që bëri deklarata jonë dhe të punojë drejt të qenit pjesë e zgjidhjes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore