Lajme

Shefi i OBSH-së: Të hiqet dorë nga patentat e vaksinave anti-Covid


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se rregullat normale të biznesit që mbrojnë fitimet e prodhuesve të vaksinave do të duhet të lihen mënjanë. Nëse kjo është ajo që duhet për të siguruar, që të gjithë të imunizohen kundër coronavirusi-t.

Tedros thotë se duhet të hiqet dorë nga patenta që do të lejojë vendet të bëjnë dhe të shesin kopje të lira të vaksinave.

Deklarata e tij erdhi një javë para se të zhvillohet një takim i përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Ghebreyesus thotë se bota duhet të trajtohet si “në një bazë lufte”.

“Fleksibilitetet në rregulloret e tregtisë ekzistojnë për raste emergjente. Një pandemi globale e cila ka detyruar shumë shoqëri të mbyllen, i ka shkaktuar kaq shumë dëm bizneseve. Ne duhet të jemi në një bazë lufte dhe është e rëndësishme të jemi të qartë se çfarë nevojitet”.

Takimi i OBT-së, do të diskutojë për heqjen dorë nga të drejtat e pronës intelektuale. Në këtë rast, patentat e vaksinave të paraqitura nga Afrika e Jugut dhe India janë mbështetur deri më tani nga 100 vende.

Qeveritë anëtare janë të ndara për këtë çështje. Kryesisht kjo mbështetje vjen nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vendet e pasura e kundërshtojnë.

Tedros thotë se duhet të merren parasysh një sërë masash.

Anna Marriott, nga organizata globale Oxfam, e mbështet heqjen dorë nga patenta. Duke thënë se takimi i OBT-së javën e ardhshme do të ishte “një moment i madh”. Ajo tha se vendet e pasura duhet të ndalojnë ngecjen.

Skema e Covax

Shpresa e madhe për vaksinat për shumicën e vendeve është Covax-i. Pasi mbështetet nga Kombet e Bashkuara, dhe synon të japë 2 miliardë doza deri në fund të vitit.

Pak më shumë se një javë më parë, Gana u bë vendi i parë që mori dorëzimin e dozave të para nga Covax. Gjithashtu edhe Bregu i Fildishtë dhe Kolumbia kanë marrë disa vaksina.

Nga 225 milionë doza vaksine të administruara deri më tani, Tedros, tha se shumica dërrmuese e vendeve të pasura kanë marrë një pjesë të dozës së parë. Ndërsa shumica e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shikojnë dhe presin.

Sipas tij janë duke u shfaqur variante të reja që janë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave dhe më të transmetueshme.

Skema e AstraZeneca

Tedros vlerëson AstraZeneca-n për ndarjen e licencave të saj, në mënyrë që vaksina e saj të prodhohet në të gjithë botën. Sidoqoftë, aktivistët thonë se edhe modeli AstraZeneca është me të meta.

Nën presionin për të furnizuar më shumë doza në Evropë, kompania po dërgon 10 milionë doza në Mbretërinë e Bashkuar nga Instituti i Serumit i Indisë. I cili supozohet të jetë furnizuesi kryesor për vendet me të ardhura të ulëta përmes Covax-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore