Lajme

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së: Procesi po shkon mirë, kontribuoni për demokracinë


Shefi i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Lukas Mandl

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Lukas Mandl, bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pasi ka vizituar qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

“Jam i lumtur që BE-ja ka mundur të kontribuojë në këto zgjedhje me më tepër se 100 mbikëqyrës në gjithë Kosovën, përfshirë disa anëtarë të Parlamentit Evropian e shumë ekspertë që kontribuuojnë për demokraci”, tha Mndl.

“Ka mënyra të ndryshme për të kontribuuar për demokraci, e një nga kryesoret është të votohet. Inkurajojë të gjithë votuesit të dalin për të votuar. Nëse jeni duke shikuar TV, merrni gjërat dhe dilni të votoni, pasi kështu kontribuon në demokraci, e shfrytëzon të drejtën e votës’, ka shtuar ai.

Sipas tij, “deri tash, bazuar në informatat që kemi çdo gjë po shkon mirë. Jemi në mesin e ditës së zgjedhjeve, po marrim informata çdo minutë. Mesazhi im është që zgjedhjet të jenë të lira, pa interferencë a pa presion ndaj individëve, dhe votuesit të dalin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore