Bota

Shefi i mbrojtjes franceze në Mali, lidhur me sulmin ajror kundër civilëve në 3 janar


Shefi i mbrojtjes franceze, vizitoi Mali-n të enjten e 1 prillit, ku në fillim të këtij viti, shërbeu si mbrojtës i një sulmi ajror në vend.

Sipas hetuesve të Kombeve të Bashkuara (OKB), kanë mbetur të vrarë 19 civilë që ishin pjesë e një festë.

Vizita e ministres së Mbrojtjes, Florence Parly, ishte planifikuar prej kohësh por nuk u publikua për arsye sigurie.

Ajo erdhi dy ditë pasi misioni i OKB-së në Mali, i njohur si MINUSMA, publikoi raportin mbi sulmin ajror të 3 janarit.

Raporti tregonte se, sulmi ajror ndodhi mbi një festë martese, ku ishin pjesëmarrës më shumë se 100 njerëz, në qytetin Bounti.

Në vendngjarje, mbetën të vrarë tre anëtarë, të dyshuar si pjesë e një grupit të lidhur me Al-Qaidan. Gjithashtu humbën jetën dhe 19 civilë, kryesisht fshatarë vendas.

Franca i mohoi këto publikime, ndërsa zyrtarët e lartë të OKB-së këmbëngulën në gjetjet e raportit.

Gjatë vizitës në kryeqytetin malian të Bamako-s, Parly theksoi se ushtria franceze ndoqi një “proces rigoroz të shënjestrimit” në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Shtatë grupe ndërkombëtare dhe lokale të ndihmës së shpejtë, u thirrën të enjten, për një hetim të të detajuar mbi sulmin.

Në Paris, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Herve Grandjean, u tha gazetarëve se, raporti i OKB-së nuk i identifikonte dëshmitarët, si dhe nuk përfshinte “asnjë provë materiale” për të vërtetuar që civilët ishin në shënjestër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore