Lajme

Shefi i inxhinierisë së Twitter jep dorëheqjen pas defekteve teknike me DeSantis


Një shef inxhinierie në Twitter thotë se ai do të largohet nga kompania një ditë pasi nisja e fushatës presidenciale të Ron DeSantis në SHBA në platformë u godit me defekte teknike.

Foad Dabiri shkroi në Twitter se pas pothuajse katër vitesh të pabesueshme në Twitter, vendosi të largohej nga foleja ditën e djeshme.

Hyrja e DeSantis në garën për Shtëpinë e Bardhë u godit nga probleme pasi një transmetim i drejtpërdrejtë në Twitter nuk funksionoi.

Më shumë se 80% e fuqisë punëtore të firmës është shkurtuar që kur multimiliarderi amerikan, Elon Musk, e bleu atë.

Dabiri, i cili ishte drejtuesi inxhinierik për organizatën e Rritjes në Twitter, shkroi në një postim se ai kishte “përjetuar dy periudha të ndryshme” në kompani, para dhe pasi ajo u ble nga manjati amerikan vitin e kaluar.

Në një postim tjetër, Dabiri tha se kalimi në “2.0” i Twitter, ishte “masiv dhe i shpejtë”.

Ai shtoi po ashtu se të thuash se ishte sfiduese në fillim do të ishte një nënvlerësim.

Dabiri nuk specifikoi pse vendosi të largohej nga Twitter dhe nëse kjo lidhej me problemet me ngjarjen e DeSantis në platformë.

Ai nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të medias shtetërore britanike BBC për koment. Twitter nga ana tjetër nuk dha një deklaratë për largimin e Dabirit.

Megjithatë, inxhinieri përshkroi se puna me Elon Musk ka qenë shumë edukative dhe ishte ndriçuese të shihje se si parimet dhe vizioni i tij po i japin formë të ardhmes së kësaj kompanie.

Problemet me një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitter nënkuptonin se një ngjarje për të nisur ofertën e DeSantis për nominimin presidencial republikan filloi me 20 minuta vonesë.

Në kohën kur biseda e të mërkurës në mbrëmje në Twitter kishte filluar seriozisht, qindra mijëra përdorues të Twitter ishin larguar nga platforma.

Guvernatori i Floridës shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për të qenë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore