Bota

Shefi i IKEA-s: Tarifat do të sjellin çmime të larta


Shefi ekzekutiv i Ingka Group, Jesper Brodin, ka deklaruar se vendosja e tarifave ” nuk është në dobi të njerëzve të zakonshëm”.

Shumë vende kanë vendosur tarifa të reja dhe kufizime të ndryshme mbi importet e kompanive.

Organizata Botërore e Tregtisë është shprehur se edhe para pandemisë, kufizimet tregtare ishin në rritje.

IKEA ka investuar miliarda dollarë në Indi me qëllim zgjerimin e kompanisë, por importon shumicën e produkteve që i shet në vend. Duke filluar nga mobiliet tek enët e kuzhinës.

Kjo rënie ka ndodhur për shkak të taksave të importit, të vendosura vitin e kaluar, nga qeveria e Narendra Modi. Vendosja e taksave të larta ka qenë përpjekje e Modit në Indi, për ta vendosur IKEA-n në disavantazh kur konkurron me kompanitë e brendshëm.

Brodin ka sugjeruar blerjen e aksioneve në Indi, “për të nxitur burime optimale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore