Lajme

Shefi i FBI: Sulmet në Capitol, terroriste


“Ai sulm, ajo bastisje, ishte sjellje kriminale dhe gjen vend në demokracinë amerikane”.

Ky është mendimi i drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (FBI), Chris Wray, për sulmet e 6 janarit pas protestave në Capitol, gjatë certifikimit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

“Mund ta cilësoj si terrorizëm i brendshëm. Ai sulm, ajo bastisje, ishte sjellje kriminale. Kaq e thjeshtë është situata. Pikëpamja e FBI-së mbi ngjarjen është se kemi të bëjmë me një ngjarje të terrorizmit të brendshëm”.

Ndër të tjera, Wray shtoi se është rritur shumë numri i akteve të hetuara si terrorizëm i brendshëm gjatë vitit 2020 dhe fillimit të 2021-shit.

“Kemi pasur 1 mijë e 400 hetime aktive në 2020-ën. Sot jemi rreth 2 mijë hetime të dyshuara si terrorizëm kombëtar”.

Sipas shefit të FBI-t, mbi 200 persona janë arrestuar deri tani për sulmet në Capitol. Në 55 zyra të byrosë nga 56 që janë në total, po zhvillohen hetime.

Një tjetër problem i hasur nga raporti i byrosë është fakti se sulmi mund të ketë qenë i paralajmëruar që në datën 5 janar. Postime në media sociale kanë sugjestionuar hije mbi sulmet që priteshin në Capitol.

Pas mbylljes së procesit ndaj Donald Trump, me shpalljen e pafajësisë së këtij të fundit, vëmendja kryesore u zhvendos në gjetjen e fajtorëve realë të protestave të dhunshme të 6 janarit.

Pesë persona mbetën të vrarë gjatë orëve të dhunshme në godinën ikonë të demokracisë amerikane.

Kryekongresmenja demokrate, Nancy Pelosi, paralajmëroi pas gjyqit ndaj Trump-it se do të ketë një hetim të gjerë për ngjarjen. “Jemi në kushtet për të kërkuar një hetim si ai për 11 shtatorit, gjatë sulmeve në kullat binjake”.

Një raport përfundimtar mbi hetimet e ngjarjes ende pritet të dalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore