Lajme

Shefi ekzekutiv i Apple shet 750 milionё dollarë aksione


Tim Cook në premierën e sezonit të dytë të "Ted Lasso" 15 korrik 2021, në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit.

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook ka marrë më shumë se pesë milionë aksione në gjigantin e teknologjisë, pasi ai shënoi dhjetë vjet në punë.

Një kompani, që depozitoi në Komisionin e Sigurimeve dhe Shkëmbimit të Shteteve tё Bashkuara, tregon se ai shiti shumicën e aksioneve për më shumë se 750 milionё dollarë.

Një marrëveshjeje që ai arriti kur mori drejtimin nga bashkëthemeluesi Steve Jobs.

Çmimi varej nga sa mirë performuan aksionet e Apple në krahasim me firmat e tjera në indeksin e aksioneve.

Sipas paraqitjes së Apple, Cook kishte të drejtë për çmimin, pasi aksionet e kompanisë ishin rritur me 191.83% gjatë tre viteve të fundit.

Ai gjithashtu vuri në dukje se çmimi i aksioneve të Apple është rritur 1 mijё e 200% qëkur u bë shef ekzekutiv më 24 gusht tё vitit 2011.

Kompania, e cila qëndron pas iPhone, iPad dhe MacBook, tani ka një vlerësim të tregut prej gati 2.5 trilionё dollarë.

Vitin e kaluar, Cook u dakordësua të paguajë një paketë të re që shkon deri në fund të vitit 2026.

Një depozitim i SEC tregoi gjithashtu se në fillim të kësaj jave Cook dhuroi aksione të Apple me vlerë gati 10 milionё dollarë për bamirësi, pa publikuar marrësin.

Në vitin 2015, Cook tha se do të jepte të gjithë pasurinë e tij para se të vdiste dhe dihet se ka dhuruar dhjetëra miliona dollarë për bamirësi.

Ai aktualisht ka një pasuri neto prej rreth 1.5 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Cook shpesh ka folur publikisht për shqetësimet e tij mbi çështjet përfshirë HIV dhe AIDS, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe barazinë.

Ai ndjek njerëz të tjerë mega-të pasur të biznesit amerikan, të cilët kanë thënë se do të japin të gjithë ose një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre gjatë jetës së tyre.

Në vitin 2010, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe veterani i investimeve Warren Buffett filluan Giving Pledge, i cili u bëri thirrje miliarderëve të japin të paktën gjysmën e pasurisë së tyre.

Në fillim të këtij viti, Buffet dhuroi për bamirësi aksione të tjera me vlerë 4.1 miliardë dollarë në kompaninë e tij Berkshire Hathaway.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore