Shqipëria

SHÇBA arreston një grup të forcave komanduese të policisë në Mallakastër


Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Fier ka goditur zinxhirin komandues të policisë në Mallakastër, duke i arrestuar për shpërdorim detyre.

Pesë zyrtarë janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje.

Akuza konsiston në shpërdorim detyrim të këtyre punonjëseve gjatë periudhës qershor-korrik 2021, duke lejuar kultivimin e kanabisit.

“Nga hetimi i këtij procedimi penal është bërë e mundur sigurimi i provave ku janë gjetur disa parcela në vende të ndryshme të hapura dhe të mbjella në disa sipërfaqe të njësisë administrative Poçem, Mallakastër” theksohet në njoftim.

Të arrestuarit janë shtetasit: E.K, E.V, E.B, E.L, O.K,  të cilët kanë pasur pozicione të ndryshme në strukturat e policisë.

Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore