Lajme

SHBA/ Walmart zgjeron planin e vaksinimit kundër COVID-19


Walmart po përgatitet të ofrojë vaksinime kundër COVID-19, në shtatë shtete të tjera në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Vaksinimet do të ofrohen në Chicago dhe në Puerto Rico,  gjatë kësaj jave dhe gjatë javës së ardhshme . Pritet që Walmart zgjerohet në dy shtete.

Kjo lëvizje nga rrjeti më i madh në botë vjen, ndërkohë që presidenti Biden po përpiqet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.

Këtë javë dhe tjetrën, Walmart-i do të fillojë të sigurojë vaksinimet në Georgia, Indiana, Louisiana, Maryland, New Jersey, South Carolina dhe Texas si dhe në Chicago dhe Puerto Rico, njoftoi  zëdhënësi. Dozat e vaksinave  do të jenë në dispozicion vetëm për një pjesë specifike të  popullsisë të vendosur nga secili shtet.

Walmart tashmë po vaksinon punëtorët e kujdesit shëndetësor në New Mexico dhe Arkansas.

Zyrtari shëndetësor i shtetit  të Alabama-s, Scott Harris, tha  më 22 janar se do të nënshkruante një marrëveshje partneriteti me Walmart-in për të siguruar vaksinat  kundër COVID-19. Walmart konfirmoi  marrëveshjen. Kjo marrëveshje do të klasifikohet si një partneritet federal. Presidenti Biden tha se ky partneritet do të fillonte në fillim të shkurtit.

Një  marrëveshje tjetër, me një zinxhir të madh farmacish do të konkretizohet së shpejti./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore