Lajme

SHBA/ Vendimi për përdorimin e vaksinës J&J do jepet të premten


Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci tha se vendimi nëse do të rifillojë vaksinimi me vaksinën Johnson & Johnson, do të jepet të premten.

Një nga mundësitë do të ishte rifillimi i përdorimit të vaksinave me disa kufizime apo edhe paralajmërime, tha Fauci.

“Unë un besoj se vaksina do të ndalohet përfundimisht”, tha Fauci në një intervistë të veçantë në agjencinë mediatike, NBC.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë ndaluan përdorimin e vaksinës J&J ndërsa po kërkojnë më shumë të dhëna për një efekt të rrallë anësor nga vaksina.

Gjashtë gra amerikane, të cilat morën dozën, zhvilluan një formë të rëndë të mpiksjes së gjakut, gjashtë deri në 13 ditë pas vaksinimit.

Të enjten, zyrtarët e shëndetit publik u mblodhën për të vendosur mbi përdorimin e vaksinës. Këshilltarët në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se u mungonte informacioni i duhur për të rekomanduar se si t’i përgjigjen rasteve të mpiksjes.

Fauci hamendësoi se udhëzimi i ri për vaksinën mund të bazohet në varësi të gjinive.

Gjashtë rastet nën hetim u raportuan tek gratë nga mosha 18 deri në 48 vjeç. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse simptomat gjenden kryesisht tek femrat apo tek të rinjtë në përgjithësi.

Paneli CDC është vendosur të mblidhet përsëri më 23 prill, shkruan agjencia e lajmeve, Bloomberg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore