Bota

SHBA/ Vandalizohen shtëpitë e McConell dhe Pelosi-t


Shtëpitë e kreut të grupit Republikan në Senatin amerikan, Mitch McConnell, dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u vandalizuan gjatë fundjavës së pushimeve.

Vandalizmi erdhi pasi Kongresi nuk arriti të miratojë një rritje të pagesave që u dërgohen individëve për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfrit” ishte shkruar në derën dhe dritaren e shtëpisë së zotit McConnell në Louisville të Kentuckyt.

Media lokale raportoi se një kokë derri dhe gjak i rremë ishin lënë para shtëpisë së zonjës Pelosi në San Francisco me 2 janar.

McConnell i quajti mbishkrimet një “zemërim radikal” dhe shtoi se “vandalizmi dhe politika e frikës nuk kanë vend në shoqërinë tonë”. 

Paketa e ndihmave prej 900 miliardë dollarësh u miratua në prag të Krishtlindjes, ku Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët miratoi një rritje të ndihmës nga 600 në 2 mijë dollarë.

Rritja, e mbështetur nga Presidenti, Donald Trump, u bllokua në Senat nga McConnell./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore