Bota

SHBA, tre të vdekur dhe tre të plagosur


Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë, në qytetin “Illinois” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia lokale ka bërë me dije se sulmi është kryer nga 37-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar.

Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së qytetit, Dan O’Shea, ka njoftuar se dy prej viktimave janë adoleshentë.

Më tej shefi i policisë është shprehur se policia nuk ka qëlluar kundër personit që shkaktoi sulmin, pasi ky i fundit nuk ka bërë rezistencë. Gjithashtu ai njoftoi se sulmi nuk ka qenë i mirëmenduar, por mund të ketë qenë i rastësishëm.

Në SHBA kanë ndodhur shumë sulme të tilla, duke lënë pas dhjetëra viktima. Mediat vendase kanë raportuar se 2020-ta ka qenë viti me vdekjet më të larta, sipas të dhënave që datojnë që nga viti 1965-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore