Pajisje

SHBA, thirrje për ndalimin e përdorimit të makinerive të Peloton-it


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rregullatorët e sigurisë u kanë kërkuar pronarëve të pistave të vrapimit, Peloton, të ndalojnë “menjëherë” përdorimin e pajisjes nëse kanë në shtëpi fëmijë apo kafshë shtëpiake.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit (CPSC) ka thënë se është në dijeni të 39 incidenteve, përfshirë në to një vdekje nga pajisja Tread +.

Peloton e ka konfirmuar rastin e vdekjes gjatë muajit e kaluar dhe ka njoftuar që fëmijët të qëndrojnë larg makinerive.

Mirëpo, kompania e ka cilësuar paralajmërimin e bërë nga CPSC si “të pasaktë dhe mashtrues”.

Biznesi i Peloton-it që merret me shitjen e makinerive të vrapimit dhe çiklizmit, ka pësuar rritje gjatë pandemisë kur njerëzit kanë hasur nevojën e angazhimit me veprimtari alternative për t’u ushtruar.

“Paralajmërimi urgjent” i komisionit u shoqërua edhe me videon e një fëmije që tërhiqej nën një nga makineritë e kompanisë.

Sipas CPSC-së, makineritë paraqesin “rreziqe serioze për fëmijët për gërvishtje, fraktura dhe vdekje”. Madje paralajmëroi që fëmijët mund të lëndohen edhe teksa pajisja Tread + po përdoret nga një i rritur dhe jo vetëm kur fëmijët janë pa mbikëqyrje.

Nga ana tjetër, rregullatori ka këshilluar pronarët e makinerive të Peloton-it t’i përdorin ato vetëm në dhoma të mbyllura. Ndërsa kompania përmes një deklarate ka thënë se makineria është “e sigurt për t’u përdorur në shtëpitë e tyre dhe vjen me udhëzime e paralajmërime sigurie për të siguruar përdorimin e saj të sigurt”.

Ajo ka shtuar se “ashtu si të gjitha pajisjet me motor të stërvitjes, Tread + mund të paraqesë rreziqe nëse nuk ndiqen paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë”.

Gjithashtu kompania u ka drejtuar thirrje pronarëve të makinerive që të mbajnë larg fëmijët nën moshën 16 vjeç që të përdorin makinerinë, por të qëndrojnë larg tyre së bashku me kafshët shtëpiake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore