Lajme

SHBA-të transferojnë gjashtë luftarakë F-22 në Poloni


Forcat Ajrore të SHBA-ve dërguan gjashtë avionë luftarakë të gjeneratës së pestë F-22 nga Alaska në Poloni.

Kjo, si pjesë e misionit të mbrojtjes së hapësirës ajrore të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur nga botimi i Pentagon-it, “Stars and Stripes”.

Të martën në mbrëmje, luftarakët mbërritën në bazën e Lakengate të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Angli.

Nga atje, F-22 tashmë po ribazohen në qytetin polak të Lusk-ut, ku është stacionuar baza e 32-të ajrore taktike e Forcave Ajrore Polake.

Ridislokimi i luftarakëve amerikanë kryhet në kuadrin e vendimit të miratuar në samitin e fundit të NATO-s në Madrid.

Kjo, për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës në sfondin e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë.

Misioni i mbrojtjes ajrore bën thirrje për një rritje të sistemeve të mbrojtjes raketore me bazë tokësore dhe ajrore pranë kufijve lindorë të NATO-s, përveç asaj që është vendosur atje që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

F-22 Raptor konsiderohet si avioni i parë i gjeneratës së pestë në aviacionin amerikan. Ai është i aftë për misione ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore