Përballje

SHBA-të shkatërrojnë Serbinë në basketboll e femrave në “Tokyo 2020”


Gjysmëfinalja e femrave në basketboll në Lojerat Olimpike “Tokyo 2020” ishte e dominuar plotësisht nga amerikanet.

Dueli mes SHBA-ve dhe Serbisë përfundoi me fitoren e amerikaneve me rezultat 79:59.

Ndeshja ishte e dominuar nga SHBA-të nga çereku i parë deri tek i fundit.

Serbet nuk arritën të dalin në epërsi apo ta ngushtojnë epërsinë asnjëherë deri në fund të ndeshjes.

Amerikanet morën një epërsi prej 18 pikësh në pjesën e parë, ndërsa serbet nuk kishin as motiv për të vazhduar ndeshjen.

Më të dalluarat te skuadra e SHBA-ve ishin Brittney Gringer me 15 pikë e 12 kërcime dhe Chelsea Gray me 14 pikë.

Ndërsa te serbet më të mirat ishin Yvonne Anderson me 15 pikë dhe Maja Skoric me 9.

SHBA-të në finale do të përballen me fituesin e ndeshjes Japoni – Francë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore