Lajme

SHBA-të nuk do t’i japin Ukrainës sisteme raketore me rreze të lartë, thotë Biden


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e ka bërë fakt të kryer se administrata që ai drejton, nuk do të dërgojë sisteme raketore me rreze të lartë në Ukrainë, ashtu si ishte përfolur më parë.

Këtë koment ai e ka dhënë menjëherë pas raportimeve se Amerika ishte gati t’i dërgonte këto sisteme në Ukrainë, në mënyrë që Kievi t’i përdorte kundër agresionit rus.

Nga vetë Moska, u bë me dije se një skenar i tillë, me dërgesa të armatimeve të rënda në Ukrainë, do të quhej një provokim i hapur dhe çdo mjet që bënte transportime të tilla, do të ishte shënjestër e Ushtrisë ruse.

Për këto armë, nevoja e ukrainasve është e madhe gjithsesi. Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes, Yuriy Sak, i pati thënë medias shtetërore brinatike BBC më parë se do të ishin një ndihmë e madhe, pasi armatimet që Kievi zotëron momentalisht e kanë rrezen e veprimit shumë të shkurtër.

Megjithatë, pavarësisht zërave, duket se Joe Biden e ka ndarë mendjen të mos e çojë edhe më tej krisjen me Rusinë.

Ndihmat me armatime të tjera dhe ato humanitare ndërkohë, vijojnë të shkojnë rregullisht nga SHBA-të në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore