Lajme

SHBA-të kanë gati ligjin për shpalljen e Rusisë ‘shtet që sponsorizon terrorizmin’


Disa senatorë demokratë dhe republikanë në SHBA kanë prezantuar një ligj të ri, i cili do të përcaktonte Rusinë si “shtet që sponsorizon terrorizmin”, duke i dhënë një mbështetje edhe më të gjerë kauzës ukrainase.

Prej kohësh, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë ta ndërmarrin këtë akt, por ky projektligj i prezantuar është hapi më konkret i ndërmarrë deri tani në këtë drejtim.

Duke qenë se janë senatorë nga të dy palët, ata të cilët e kanë hartuar, mendohet se ligji do të kalojë në Senat dhe do të marrë mjaftueshëm mbështetje për t’u përmbyllur si akt.

“Nevoja për këtë masë është e ndjeshme sot më shumë se kurrë”, deklaroi senatori demokrat Richard Blumenthal, një prej firmëtarëve.

Në arsyetim, ai përmend më së shumti sjelljen brutale të rusëve me civilët ukrainas dhe shtypjen që u është bërë.

Nga ana tjetër, ishte senatorja amerikane, Lindsey Graham, një tjetër firmëtare, ajo e cila bëri me dije se do të ketë edhe ndëshkime shtesë për Rusinë me prezantimin e këtij ligji.

Nuk u la të kuptohet gjithsesi nëse masat do të merren fill pas votimit, apo duhet të kalojë më shumë kohë për këtë akt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore