Përballje

SHBA-të janë finalistët e parë në basketbollin olimpik


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë finalistët e parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në basketboll.

SHBA-të mposhtën Australinë në gjysmëfinale me rezultat 97:78.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, pasi Australia udhëheqte me vetëm tre pikë më shumë se amerikanët.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë ku amerikanët morën një epërsi prej 19 pikësh.

Më të mirët në anët e amerikanëve ishin ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant me 23 pikë e 9 kërcime dhe ylli i Phoenix Suns, Devin Booker me 20 pikë.

Në anën tjetër, te australianët më të dalluarit ishin dy lojtarët e NBA, Patrick Mills me 15 pikë e 8 asistime dhe Dante Exum me 14 pikë.

SHBA-të do presin në finale fituesin e ndeshjes Slloveni – Francë e cila do të luhet në ora 13:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore