Lajme

SHBA/ Shtëpia e Bardhë miraton legjislacionin që mbron të drejtat e LGBT


Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka miratuar legjislacionin gjithëpërfshirës që ndalon diskriminimin e grupit të LGBT-së. (LGBT, është një nismë që mbron të drejtat e lesbikëve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve).

Por ky ligj nuk ka gjasa të kalojë Senatin.

Akti i Barazisë u miratua më parë nga Shtëpia e udhëhequr nga Demokratët në vitin 2019, por u hodh poshtë nga Republikanët e Senatit.

Debati ka zhveshur betejën ideologjike midis liberalëve që mbështesin aktin dhe konservatorëve që thonë se cenon lirinë fetare.

Akti zgjerohet në një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 2020 që mbron disa të drejta të LGBT-së.

Çfarë bën akti?

Akti i Barazisë zgjerohet në Ligjin e të Drejtave Civile të vitit 1964. Kjo përfshin mbrojtjen kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Akti siguron mbrojtje jo-diskriminuese për personat e grupit të LGBT-së.

Ai do të shtrihej në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë punësimin, strehimin, kredinë, jurinë dhe shërbimet publike.

Mbrojtësit e këtij akti kanë argumentuar se ligjet aktuale shtetërore anti-diskriminuese nuk sigurojnë një mbrojtje të mjaftueshme gjithëpërfshirëse. Duke lënë në rrezik shumë individë të LGBT-së.

Miratimi i aktit ishte një nga premtimet e fushatës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Ai ka deklaruar se do ta nënshkruante atë menjëherë nëse kalon Kongresin.

Kush e kundërshtoi projektligjin?

Pothuajse të gjithë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se projektligji cenonte lirinë e tyre fetare dhe votuan kundër tij.

Para votimit, fondi konservator “Heritage Foundation” tha se akti nuk është në përputhje me bindjet kryesore në lidhje me martesën dhe faktet biologjike. Gjithashtu në lidhje me ndryshimet gjinore dhe shumë besime që janë të dënueshme sipas ligjit.

Republikanja e kongresit, Marjorie Taylor Greene, është një nga kundërshtarët më të ashpra të projektligjit. Ajo u përpoq të ndalonte kalimin e legjislacionit në Senat.

Ajo gjithashtu shkaktoi një trazim duke vendosur një shenjë anti-trans jashtë zyrës së saj në përgjigje të flamurit në të gjithë sallën. E cila ishte e vendosur nga Demokratja e kongresit, Marie Newman.

Kush e mbështeti projektligjin?

Dhoma e ulët e kontrolluar nga Demokratët miratoi ligjin të enjten me mbështetjen e tre republikanëve, Tom Reed dhe John Katko nga New York dhe Brian Fitzpatrick i Pensilvanisë.

Kongresi amerikan aktualisht ka një numër prej 11 ligjvënësish që janë LGBT. Të gjithë janë demokratë dhe përafërsisht përfaqësojnë 2% të secilës dhomë.

Gjithashtu kundërshtimi vjen pasi një sondazh i ri i Gallup tregoi se 5.6% e të rriturve amerikanë tani identifikohen si LGBT.

Rritja e vetë-identifikimit vjen në një kohë kur shumica dërrmuese e amerikanëve kanë treguar se ata mbështesin të drejtat e barabarta për personat LGBT.

A do ta kalojë Senatin?

Projektligji shkon në Senat. Nëse ata e kalojnë atë, ajo do të shkojë në tryezën e presidentit Biden për t’u nënshkruar në ligj.

Sidoqoftë, i duhen 60 vota në mënyrë që të anashkalojë pengesat procedurale, e cila nuk ka gjasa të kalojë dhomën e sipërme.

Deri më tani, asnjë republikan i Senatit, të cilët mbajnë 50 nga 100 vendet, nuk kanë thënë se do të votojnë për projektligjin.

Një nga senatorët më të moderuar të republikanëve, Mitt Romney, tha se nuk do ta votojë projektligjin, sepse i mungojnë “mbrojtjet e forta të lirisë fetare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore