Lajme

SHBA rikonfirmon angazhimin ndaj Japonisë për të mbrojtur ishujt e diskutueshëm


Sekretari i ri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA),  Lloyd Austin zhvilloi një telefonatë  me homologun e tij japonez. Ai rikonfirmoi riangazhimin e Amerikës ndaj Tokios mbrojtur një grup ishujsh të Detit të Kinës Lindore. Bëhet fjalë për ishujt që pretendohet se i përkasin dhe Japonisë dhe Kinës.

Austin-i  gjatë bisedës me Ministrin Japonez të Mbrojtjes, Nobuo Kishi, konfirmoi nenin pesë të traktatit të sigurisë SHBA-Japoni.

“Ky traktat përcakton detyrimet që ka SHBA-ja ndaj Japonisë, përfshirë dhe ishujt e pabanuar”, thuhet në deklaratën e Pentagon-it.

Ishulli njihet si  Senkaku në Japoni dhe  Diaoyu në Kinë.

Austin ripohoi se SHBA-ja  do të kundërshtojë  përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në e  detit të Kinës lindore.

Japonia është gjithnjë e më e shqetësuar për aktivitetin kinez në detin e Kinës lindore. Duke përfshirë sulmet në ujërat përreth ishujve.

Bisedimet shënuan diskutimet e para ministrore midis Tokios dhe Washingtonit, që kur Presidenti i SHBA-së Joe Biden mori detyrën.

Ministria e mbrojtjes e Japonisë nuk ishte menjëherë e gatshmë për të komentuar bisedën.

Komanda Amerikane Indo-Paqësore tha më 24 janar se një grup i Marinës Amerikane hyri në Detin e Kinës Jugore më 23 janr.

Më 23 janar, Tajvani raportoi një sulm të bombarduesve dhe avionëve luftarake kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore,  pranë Ishujve Pratas.

Ishujt janë në qendër të një mosmarrëveshje territoriale  midis Japonisë dhe Republikës Popullore të  Kinës.

Kina pretendon se ka zbuluar  dhe se ka në pronësi e saj territorial ishujt  që nga shekulli XIV. Japonia pretendon se ka zbuluar ishujt dhe se i ka nën pronësi që nga viti 1895.

Në vitin 1900, Japonia ndryshoi emrin e ishujve Diaoyu në ishujt Senkaku. Ishujt vazhdojnë të mbeten  në qendër të mosmarrëveshjes territoriale midis dy vendeve./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore