Pasi protestuesit pro Trump sulmuan Capitol-in, republikanë të shumtë shprehën qëndrimin e tyre për CNN-in. Ata kanë deklaruar se Trump duhet të largohet nga zyra, përpara datës 20 janar. Katër republikanë kanë kërkuar që amendamenti 25 të hyjë në fuqi. Dy republikanë të tjerë kanë deklaruar që presidenti duhet të shkarkohet.
“Mendoj se kjo ka qenë një tronditje e madhe për sistemin”. Si mund ta mbani dhe dy javë pas kësaj që ndodhi”? , ka thënë një ish-zyrtar i lartë.
Duke shkarkuar dhe hequr Trump-in, edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë nga largimi i tij, Senati në vazhdim mund të votojë për ta përjashtuar nga zyra federale. Nga ana tjetër përdorimi i amendamentit të pestë do të kërkonte që zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe një shumicë e Kabinetit të të Trump votonte për shkarkimin e tij për shkak të paaftësisë. Nëse ky hap do të ndodhte Trump do të “shkarkohej nga fuqitë dhe detyrat”, që mban si president i SHBA-së. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ahmeti për VLEN-in: Mendjen e kanë te pushteti, jo te misioni – s’duhet të merremi me ta
-
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve shkon për votim për ndihmën e Ukrainës dhe Izraelit
-
Shefi i Hamasit do të vizitojë Turqinë këtë fundjavë
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje