Lajme

SHBA/Përplasje mes guvernatorit Cuomo-s dhe udhëheqëses më të lartë të New York-ut


“Ne kemi nevojë që të qeverisim pa shpërqendrime të përditshme,” tha udhëheqësja e shumicës, Andrea Stewart-Cousins, në deklaratën e saj. “Për të mirën e shtetit, Guvernatori Cuomo duhet të japë dorëheqjen.”

Andrew Cuomo, guvernatori i New York-ut, pësoi një goditje të madhe të dielën në përpjekjen e tij për të qëndruar si guvernator i New York-ut. Ai po përballet me akuzat për ngacmim seksual dhe ngacmimit në vendin e punës. Pa harruar skandalin e fataliteteve në shtëpitë e të moshuarve nga Covid-i.

Kreu i shumicës së senatit të shtetit dhe kryetari i asamblesë, dy nga demokratët më të fuqishëm në Nju Jork, thanë se ka ardhur koha që Cuomo të largohet.

Kryetari i asamblesë Carl Heastie e mbështeti Cousins, duke i konsideruar akuzat si “shqetësuese” dhe shtoi se Cuomo duhet të “konsiderojë seriozisht nëse ai mund të përmbushë në mënyrë efektive nevojat e njerëzve të Nju Jorkut”.

Cuomo në krahun tjetër tha se nuk do të jepte dorëheqjen, sepse ai u zgjodh nga qytetarët dhe jo politikanët dhe sistemi varej nga procesi i rregullt.

“Unë nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave”, tha guvernatori. “Premisa e dorëheqjes për shkak të akuzave është në të vërtetë anti-demokratike”.

Ndërtimi i ngjarjes

Duke cituar një burim anonim, Associated Press njoftoi se në një bisedë të shkurtër telefonike para se Cuomo të fliste me gazetarët, guvernatori i tha Stewart-Cousins ​​se do të duhej të dorëhiqej nëse kundërshtarët kërkonin largimin e tij nga zyra.

Pesë gra kanë akuzuar Cuomo-n për ngacmime seksuale, akuza që ai i mohon. Të shtunën Washington Post publikoi pretendime të reja për ngacmim. Një ish-ndihmës pretendoi se Cuomo drejtonte “një mjedis armiqësor dhe toksik në vendin e punës”.

Ligjvënës të tjerë kanë bërë thirrje që Cuomo të heqë dorë nga akuzat se administrata e tij ka mashtruar publikun për viktimat e koronavirusit në shtëpitë e pleqve.

Të dielën demokratët, përfshirë udhëheqësin e shumicës së Senatit, Chuck Schumer, i cili është nga Nju Jorku dhe guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer, shprehën mbështetje për gratë që pretendojnë të jenë ngacmuar dhe për një hetim të drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Letitita James.

“Unë mendoj se akuzat këtu janë shumë serioze,” tha Charlotte Bennett , “dhe unë mendoj se një hetim i pavarur plotësisht dhe i paanshëm është i nevojshëm. Dhe nëse pretendimet janë të sakta dhe të vërteta, unë mendoj se duhet të marrim masa”.

Dëshmitaret

Akuzuesi i parë i Cuomo-s ishte Lindsey Boylan, një ish-këshilltare, e cila tha se guvernatori bëri komente të papërshtatshme, e puthi në buzë dhe i sugjeroi një lojë të strip-pokerit.

Anna Ruch, e cila nuk ka punuar për Cuomo-n, e ka përshkruar atë duke i vendosur duart në fytyrë dhe duke e pyetur nëse mund ta puthte.

Ana Liss i tha Wall Street Journal se kur ajo ishte një ndihmëse e politikave, Cuomo e quajti atë “të dashur”, i puthte dorën dhe i bënte pyetje personale, nëse ajo kishte një të dashur apo jo. Ajo tha se ai ndonjëherë e përshëndeste me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet.

Në fillim të kësaj jave, Cuomo mohoi të kishte prekur ndonjë në mënyrë të papërshtatshme. Por ai kërkoi falje për sjelljen duke thëne se tani e mirëkuptonte mërzitjen e grave.

“E kuptoj që ndjeshmëritë kanë ndryshuar”, tha Cuomo. “Sjellja ka ndryshuar. E kuptoj dhe do të mësoj prej saj. ”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore