Bota

SHBA përfundon programin e dërgimit azilkërkuesve në Meksikë


Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pezulloi të gjitha regjistrimet e reja në një program që ka shtyrë dhjetëra mijëra migrantë të presin në Meksikë për seancat e azilit në gjykatat e SHBA.

Programi, i njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve,(PMM) u vu në zbatim nga ish- presidenti SHBA-së, Donald Trump. Njerëzit kanë mbetur për muaj me radhë pranë kufirit të SHBA-së.

Agjencia tha se “të gjithë pjesëmarrësit aktualë të MPP duhet të qëndrojnë aty ku janë, në pritje të informacionit të mëtejshëm zyrtar nga zyrtarët e qeverisë amerikane”.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë reforma migracioni në politikën e saj.

Kjo kërkesë vjen pasi mijëra emigrantë  ishin bllokuar  nga policia në Guatemala.

/AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore