Bota

SHBA/ Përballja e demokratëve me republikanët për votimin e ligjeve


Demokratët po përpiqen të ndërtojnë një strategji të pagabueshme ligjore, për të bllokuar kufizimet e reja nga Republikanët, për të drejtat e votës.

Duke u mbështetur kështu në paralajmërime dhe lutje urgjente që janë hartuar, për të krijuar presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Departamentin e Drejtësisë.

Qasja synon të bindë demokratët e Senatit në Washington, të miratojnë projektligjin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve federale. Kjo do të krijojë dyshime mbi ligjet e reja republikane, në media. Gjithashtu do të bindë votuesit e lëkundur, të cilët vitin e kaluar ndihmuan në zgjedhjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Partia Republikane, e njohur ndryshe me nofkën GOP, është më e interesuar në caktimin e zgjedhjeve sesa në përzgjedhjen e vetë votuesve.

Ligjet republikane të miratuara në Georgia dhe Florida, së bashku me projekt-ligjin që përparon në Teksas, kanë kaq shumë dispozita të reja sa që demokratët i konsiderojnë të pamundura, si politikisht ashtu edhe ligjërisht.

Shtytja liberale është përqendruar më shumë në shtrirjen politike për të siguruar që votuesit progresivë të zemërohen në lidhje me ligjet e reja, për të ushtruar presion mbi senatorët, si dhe për të dalë në votim vitin e ardhshëm.

Shumë nga projektligjet e votimit kanë kaluar përmes legjislaturave të kontrolluara nga Republikanët, sepse Gjykata e Lartë rrëzoi Ligjin për të Drejtat e Votimit në 2013-n. Gjithashtu fshiu dispozitën e “para pastrimit” që kërkonte që disa shtete, kryesisht në Jug, të merrnin miratimin federal duke bërë ndryshime në ligjet e votimit.

Me Aktin për të Drejtat e Votimit, tani shumë më të dobëta, aktivistët e të drejtave të votimit thonë se çështjet gjyqësore shpesh janë mënyra e vetme për të luftuar kufizimet e reja.

Përtej proceseve gjyqësore, demokratët po përballen me pyetjen afatgjatë se si të bëjnë fitime thelbësore në legjislaturat e drejtuara nga GOP-ja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore