Lajme

SHBA, paralajmërim bankave për sanksione ndaj kinezëve


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë raportuar të mërkurën e 17 marsit se janë shtuar më shumë zyrtarët kinezë, në listën e njerëzve që bankat duhet t’i shmangin.

SHBA-ja u ka vënë në dukje institucioneve financiare globale se rrezikohen nga sanksionet amerikane.

Departamenti i Shtetit shtoi zyrtarisht 14 ligjvënës kinezë, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike në pushtet të Partisë Komuniste, në një listë të zezë sipas Aktit të Autonomisë së Hong Kong-ut.

Ndërsa zyrtarëve u ishin caktuar sanksione nga Departamenti i Thesarit në dhjetor, veprimi i fundit mund të çojë në gjobitje për bankat që kanë ndonjë biznes me ta.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se institucionet e huaja financiare, të cilat kryejnë me vetëdije transaksione të rëndësishme me individët e listuar në raportin e kësaj dite, atëherë do të sanksionohen dhe ata.

Raporti nuk përmendi ndonjë bankë specifike, se ishte në shkelje qëkur hyri në fuqi ligji vitin e kaluar.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, denoncoi veprimin si një ndërhyrje të papërshtatshme në punët e brendshme të vendit.

Gazeta Global Times e Partisë Komuniste Kineze në një editorial shkruante se Pekini është i gatshëm të hakmerret nëse SHBA-ja do të vendosë një raund të ri sanksionesh.

“Kina do të marrë masa të fuqishme për të mbrojtur sovranitetin e saj në lidhje me interesat e sigurisë, zhvillimit, mbrojtjes së të drejtave dhe interesave legjitime të kompanive dhe qytetarëve”.

Masa e SHBA-së është treguesi i fundit se presidenti amerikan, Joe Biden, synon të ruajë shumë nga qasja e vijës së ashpër të paraardhësve të tij kundër Kinës.

Në kohën kur ish-presidenti Donald Trump u largua nga detyra, SHBA-ja sanksionoi të paktën 45 zyrtarë kinezë. Atyre u zbuloi sekrete tregtare, deri në rolin që ata kishin në politikat që përfshinin Hong Kong-un dhe Xinjiang-un.

Blinken ka planifikuar të zhvillojë bisedime me diplomatin e lartë kinez, Yang Jiechi, këtë javë në Alaska. Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë me zyrtarë të lartë nga të dy palët, që kur Biden mori detyrën.

Gjatë një vizite në Japoni të martën, Blinken akuzoi Kinën për përdorimin e “detyrimit dhe agresionit në prishjen e sistemit të autonomisë në Hong Kong”.

Edhe pse këto sanksione synonin të pengonin sadopak presidentin kinez, Xi Jinping, në ndryshimin e sistemit zgjedhor në Hong Kong.

Javën e kaluar, Kongresi Popullor Kombëtar (KPK) u mblodh në Hong Kong. Ai miratoi një rregullim të gjerë zgjedhor në ish-koloninë britanike.

Legjislatura gjithashtu ka në plan zgjerimin e “paketës” ligjore të vendit, për të luftuar sanksionet e SHBA-së në të ardhmen.

SHBA-ja e ka kritikuar shumë ndryshimin që iu bë autonomisë së Hong Kong-ut nga pala kineze.

Kritikët gjithashtu kanë deklaruar se Pekini po shkel marrëveshjen “një vend, dy sisteme” që arriti me Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se legjislatura e Kinës miratoi ditën e enjte, më 11 mars, rezolutën “patriotë që qeverisin në Hong Kong”, gjatë KPK-së, i cili kishte një javë që ishte mbledhur.

Në këtë mënyrë, Kina do të forcojë kontrollin e saj në sistemin zgjedhor të Hong Kong-ut.

Kina do të zvogëlojë, po ashtu, përfaqësimin demokratik dhe do të krijojë një panel pro-Pekinit për të kontrolluar kandidatët “patriotë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore