Lajme

SHBA mirëpret marrëveshjen në Bruksel: Keni bërë hap gjigant përpara


Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet departamentit të shtetit kanë lëshuar një komunikatë për media ku urojnë Kosovën dhe Serbinë për arritjen e Marrëveshjes në Bruksel, pas së cilës pritet de-eskalim i situatës meqë Kosova ka hequr dorë nga masat e qortimit dhe gjobitjes, kurse Serbia është zotuar se nuk lëshon më targa të reja ilegale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në masat për të evituar eskalimin e mëtejshëm të tensioneve”, thuhet në komunikatë.

“Ne shtyjmë dy venet që të koncentrohen krejtësisht dhe urgjentisht në normalizim të raporteve nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ne mbështesim dialogun nga BE si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane te Kosovës dhe Serbisë”, pohon komunikata.

“Ne mbështesim vendimin nga palët që të vënë interesat e popujve të tyre në ballë të vendimmarrjes dhe të bëjnë hapa për të përmirësuar jetesën e përditshme të qytetarëve të tyre”.

“Dy palët kanë bërë një hap gjigant përpara, me ndërmjetësimin e BE-së, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. SHBA aplaudon negociatorët konstruktivë dhe i inkurajon ata për progres të mëtejmë drejt normalizimit të raporteve”, përfundon komunikata.

Kosova ka hequr dorë nga gjobat – arrihet pajtim në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore