Lajme

SHBA/Infeksionet globale rriten me shifra rekord pavarësisht vaksinimit


Administrata Biden po lavdëron hapat e rëndësishëm të ndërmarra nga shtetet dhe komunitetet për të luftuar COVID-19, ndërsa paralajmëron njëkohësisht se lufta nuk ka mbaruar ende.

“Ndërsa jemi duke bërë hapa të jashtëzakonshëm në numrin e njerëzve të vaksinuar, ne ende kemi një sasi të jashtëzakonshme infektimesh atje”, tha drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky në një konferencë për shtyp të hënën e 19 prillit nga Shtëpia e Bardhë.

Globalisht, infeksionet javore janë duke shënuar rekorde. Në SHBA, ndërsa rastet dhe shtrimet në spital kanë rënë që nga janari, Shtetet e Bashkuara ende raportojnë më shumë se 400 mijë raste në javë.

Dhe SHBA-të po raportojnë më shumë se 21 mijë raste të varianteve të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar është bërë lloji më i shquar në SHBA, sipas CDC-së.

Kjo pavarësisht se 33% të të rriturve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar dhe mbi 50% e popullatës së rritur në ka marrë të paktën një dozë vaksine, sipas të dhënave nga CDC-ja.

“Nëse kemi shumë virus në qarkullim, vaksinat do të funksionojnë brenda një muaji, por ato mund të mos funksionojnë sot”, tha Walensky.

“Kështu që ne duhet të vazhdojmë të mbajmë masat e parandalimit për të parandaluar rastet e vazhdueshme sot”.

Përshtatur nga USA Today për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore