Lajme

SHBA i shet Kuvajtit helipokterë ushtarakë me vlerë 4 miliardë dollarë


Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka shitur Kuvajtit helikopterë sulmues AH-64E Apache me vlerë prej katër miliardë dollarësh.

Kuvajti ka kërkuar për të blerë tetë AH-64E dhe planifikon të riprodhojë 16 modelet AH-64 Delta që bleu në 2005.

Blerja do të përfshijë motorë të rinj dhe të riprodhuar T700-GE-701D, sisteme të reja paralajmëruese AN / AAR-57 kundër raketave si dhe GPS.

Helikopterët Apache do të jenë të pajisura me njësi elektronike të sensorit të vizionit të natës AN / AAQ-11 dhe me radarë të kontrollit të zjarrit AN / APG Longbow.

Helikopterët do të kenë gjithashtu lëshues raketash M299 AGM-114 Hellfire, raketahedhës Hydra 70 mm dhe armë M23El 30 mm.

Kontraktorët që do të furnizojnë në këtë marrëveshje Kuvajtin përfshijnë: Boeing, i cili prodhon AH-64, Lockheed Martin, i cili furnizon lëshuesit e raketave Hellfire, sensorët e vizionit për ditën dhe natën dhe General Electric, i cili furnizon motorët.

Ushtria amerikane ndaloi përdorimin e helikopterëve AH-64E të prodhuar nga Boeing për një periudhë kohe në 2018 për shkak të shqetësimeve të lidhura me sigurinë e helikopterëve.

Nga gushti, Boeing rimodeloi helikopterët për të qenë më të qëndrueshëm duke rifilluar përsëri bashkëpunimin me ushtrinë amerikane./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore