Sport

SHBA fiton titullin e shtatë olimpik radhazi në basketbollin e femrave


Ekipi i femrave të SHBA ka arritur të triumfojë përsëri në basketboll, kësaj radhe në Tokio 2020.

Për të shtatën herë radhazi, amerikanet janë medaliste të arta olimpike në këtë sport.

Titulli i shtohet atij të djeshmit në basketbollin e meshkujve, duke i bërë SHBA të dominojnë basketbollin olimpik.

SHBA mundën në finale vendaset e Japonisë me rezultatin 90-75. Brittney Griner shënoi më shumë pikë në lojë, 30. Ndërsa, Breanna Stewart regjistroi 14 pikë në po aq kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore