Bota

SHBA/Evakuohet Senati pas bastisjes së Capitol-it


Pas ndërhyrjes së protestuesve në Capitol Hill, konfirmohet se disa nga ligjvënësit janë evakuar në një vend të sigurtë nga protestuesit.

Në bazë të deklaratave, zëvëndëspresidenti, Mike Pence, dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, janë vendosur në një vend të sigurtë.

Zëvendëspresidenti,  Mike Pence, është shoqëruar  në një vend të sigurtë brenda Capitol-it, dhe më pas është evakuar aty.

Ky evakuim ka ardhur pasi protestuesit hynë me forcë në Kongres  për të ndaluar ligjvënsit në certefikimin e votave elektorale .

Ligjvënësit ndërprenë seancat për certefikimin  e votave, nderkohë policia i ka shoqëruar  anëtarët  e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Anëtarët të cilët u gjendën në ndërtesë u janë dhënë maska gazi.

Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë.

Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Capitol-it.

Ligjvënësve u është thënë që të “jenë të përgatitur” për t’u zhvendosur në dhomat e zhveshjes, edhe pse në momentin e thirrjes nuk ka pasur “kërcënim për dhomën”./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore