Bota

SHBA: Bllokohet rezoluta e shkarkimit të Trump-it nga republikanët


Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar kërkesën e demokratëve, për shkarkimin e presidentit, Donald Trump, 12 ditë para përfundimit presidencës.

Kërkesa e drejtuar për një rezolutë  i bën thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence, të fillojë procedurën e ndryshimeve në kushtetutën amerikane, e cila do të mundësonte largimin e Trump nga detyra.

Republikani, Alex Money, në  deklaratën e tij pohoi se Dhoma e Përfaqësuesve “ nuk duhet të miratojë  kurrë një rezolutë që kërkon largimin  e një presidenti të zgjedhur pa asnjë dëgjim, debat ose vota të regjistruara”.

Gjatë një seance të shkurtër, udhëheqësi i shumicës, Steny Hoyer,  ka kërkuar që rezoluta e shkruar të miratohet unanimisht.

Sipas rezolutës, Pence duhet të mobilizojë kabinetin dhe të deklarojë Trump-in si të paaftë për të kryer detyrën e tij.

Gjithashtu,  të votohet heqja e kompetencave sipas nenit katër të Amendamentit të 25-të.

Senatorë dhe kongresmenë amerikanë e kanë kërkuar  shkarkimin e Donald Trump-it nga posti i presidentit, duke paraqitur akuzën për “nxitje rebelimi”, lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj Capitol-it javën e kaluar.

Ndër emrat kryesorë që e kërkojnë këtë, janë kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Pelosi, në mënyrë të përsëritur ka thënë se ajo favorizon Pence duke thirrur amendamentin e 25-të për të hequr shpejt Trump pas kryengritjes vdekjeprurëse të së mërkurës.

Largimi mund të realizohet me anë të Amendamentit 25-të. 

Amendamenti i  i Kushtetutës amerikane parashikon “Pamundësinë e presidentit për të kryer detyrën”.

Në katër pikat e Amendamentit, përfshihen edhe rastet e sëmundjeve dhe pamundësive mendore./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore