Bota

SHBA: Biden paralajmëron 500 mijë vdekje nga Coronavirus-i


Presidenti i Amerikës, Joe Biden, njoftoi që deri në fund të muajit shkurt, Coronavirus-i do të vrasë gjysëm milion njerëz nëse vazhdohet me këtë ritëm vaksinimi. Ai i ka bërë thirrje administratës të përshpejtojë procesin e vaksinimit.

“Coronavirusi do të vrasë deri në 500 mijë njerëz muajin e ardhshëm dhe rastet e të infektuarve do të vazhdojnë të rriten”, ka deklaruar Biden.

Ai ka njoftuar se procesi i vaksinimit për shumicën e amerikanëve do të kërkojë muaj të tërë. Gjithashtu do të fillohet një fushatë vaksinimi “e sigurt dhe efektive” me 100 milionë doza gjatë 100 ditëve të para të detyrës së tij.

Të enjten, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u raportuan 3 mijë e 889 vdekje nga virusi.

Biden ka theksuar se do ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskes në disa nga udhëtimet ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore