Lajme

SHBA anulon dërgimin e dy anijeve në Detin e Zi


Javën e kaluar, Turqia tha se Uashingtoni do të dërgojë dy anije luftarake në Detin e Zi, një vendim që Rusia e quajti si provokim.

Washington-i dhe NATO-ja janë të alarmuar nga vendosja ushtarake e forcave ruse pranë Ukrainës dhe Krimesë, gadishull që Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, shkruan agjencia e lajmeve, Al Jazeera.

Ambasada e SHBA-së në Ankara ka njoftuar ministrinë e jashtme të Turqisë për anulimin e dërgimit të dy anijeve luftarake në Detin e Zi. Lajmin e dhanë zyrtarë të qeverisë turke, të mërkurën, por pa bërë publike arsyen.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadol, njoftoi se nuk kishte asnjë njoftim të ri për ndonjë datë të mëvonshme.

Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë thanë se Turqia mund ta ketë keqkuptuar njoftimin, pasi dërgimi i dy anijeve nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.+

Ata sqaruan se SHBA-ja shpesh njofton Turqinë për hyrjen e mundshme në Detin e Zi, duke shtuar se kërkesa nuk do të thotë domosdoshmërisht që anijet e do të kalojnë.  Përkundrazi, thanë ata, ajo siguron që nëse vendoset kalimi, miratimi është marrë.

Paralajmërimi i Moskës

Qeveria ruse, më parë e ka paralajmëruar Washingtonin të qëndrojë larg Krimesë dhe bregdetit të saj në Detit të Zi. Ajo ka njoftuar se trupat ushtarake po ushtrojnë një stërvitje tre javore për të provuar gatishmërinë luftarake në përgjigje të asaj që Kremilini quan sjellje kërcënuese nga NATO-ja.

Bëhet me dije se ushtrimi do të përfundojë brenda dy javësh.

Përpara njoftimit për anijet luftarake të SHBA-së, marina ruse, të mërkurën, filloi një stërvitje në Detin e Zi dhe bënte prova duke qëlluar objektiva në sipërfaqe dhe në ajër.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Moskës ndalojë dërgimin e trupave të saj.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë thirrje që zhvillimet “shqetësuese” në rajonin e Ukrainës lindore Donbas, të marrin fund.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i bënë thirrje Rusisë që të tërheqin trupat nga kufijtë e Ukrainës.

Biden, në një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin, të martën, propozoi një samit të udhëheqësve të paanshëm, për të trajtuar mosmarrëveshjet. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti ka udhëzuar Moskën të ulë tensionet mbi Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore