Lajme

SHBA/ 596 milionë dollarë ndihma për krizën në Siri


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë një ndihmë prej 596 milionë dollarësh për krizën në Siri. Kjo ndihmë humanitare, është bërë me dije nga Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken.

“Kjo asistencë është projektuar për të ndihmuar rreth 13.4 milionë sirianë brenda territorit të Sirisë. Gjithashtu do të ndihmohen 5.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt”.

Këtë fakt, Blinken-i e bëri me dije pikërisht në ditën kur Këshilli i Evropës, postoi në Twitter mbi shënjimin e 10-vjetorit të fillimit të krizës siriane.

Kjo lëvizje diplomatike e SHBA-së, është në bashkërendim me atë të Bashkimit Evropian.

Nga këta të fundit, janë vënë në dispozicion fonde për situatën në Liban dhe Jordaninë. Emigrantët sirianë në këto dy vende kanë shkaktuar jo pak telashe për shtetet që janë tashmë në vështirësi të mëdha.

BE-ja ka adaptuar për to një fond prej 130 milionë eurosh.

Ndihma amerikane nga ana tjetër, është më gjithëpërfshirëse. Kjo lëvizje është gjithashtu në bashkërendim me komentet e presidentit amerikan Joe Biden, se “diplomacia e SHBA-së do të jetë tërësisht e orientuar karshi të drejtave të njeriut dhe krizave humanitare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore