Lajme

SHBA: 21 të vdekur dhe miliona qytetarë pa energji nga moti i egër


Moti i egër ka përshkuar pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ditën e martë, më 16 shkurt.

Kryesisht në qytetet qendrore dhe jugore kanë humbur jetën 21 persona dhe miliona qytetarë nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre, për shkak të ngricës.

Ndërprerja e energjisë ndodhi në shtetin e Texas-it, ku më shumë se 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji. Në Appalachia më shumë se 250 mijë njerëz ngelën pa energji elektrike. Gjithashtu dhe në Mexico 4 milionë njerëz ngelën pa energji elektrike.

Në Karolinën e Veriut, tre njerëz u gjetën të vdekur pasi një tornado goditi qytetin bregdetar. Ndërsa në Texas, katër anëtarë të një familjeje janë shpallur të zhdukur pasi shtëpia e tyre mori flakë.

Të tjera vdekje ndodhën në shtete të tilla si Louisiana, Kentucky dhe Missouri, për shkak të përplasjeve të makinave dhe helmimit me monoksid karboni.

Ishte paralajmëruar se ngrirja e kohës do të kishtë një shtrirje gjeografike nga Kanadaja deri në Mexico. Në Chicago, një këmbë e gjysmë (46 cm) dëborë bëri që shkollat publike të mbylleshin. Dëbora madje arriti deri në vijën bregdetare të Gjirit të Mexico-s.

Koha e keqe ka ndikuar në procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, tha se do të kishte vonesa në dërgesat e vaksinave.

Ndërprerja e energjisë bëri që në qarkun e Harri-s, personeli i shëndetit publik të mos arrinte implementimin e vaksinës anti-Covid tek njerëzit.

Koha e vështirë bëri që dërgesat e vaksinave në shtete të tjera të vonohej.

Njerëzit e moshuar dhe të pastrehët ishin pjesa që u prek më shumë nga kjo situatë. Qytetet zbatuan një skemë për  “emergency warming centers” (qendrat e ngrohjes emergjente), por nuk ishte e qartë se si ata do të zbatonin protokollet e sigurisë anti-Covid. Më shumë se 500 njerëz u strehuan në Houston.

Autoriteti i transportit në San Antonio pezulloi shërbimin dhe vendosi mbikëqyrjen për të kërkuar njerëz të pastrehë që kishin nevojë për një qendër ngrohjeje.

Udhëtimi ajror u prek gjithashtu. Në mesditën e së martës, më shumë se 2 mijë e 700 fluturime amerikane u anuluan.

Autoritetet iu lutën banorëve të qëndronin në shtëpi të martën. Rreth 100 shkolla u mbyllën. Parashikuesit deklaruan se moti mund të mos përmirësohet dhe presin që temperaturat të rriten për të shkrirë akullin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore