Shifra shokuese kanë ardhur nga bota e kinemasë fundjavën e 19 marsit, kur edhe u publikuan fitimet zyrtare të filmave në tregjet kryesore të ekranit të madh dhe lajmi i keq, është ai se bota e DC vijon të vuajë tepër, për të tërhequr shikuesit.
Ishte e ditur prej fillimit se instalimi i dytë i superheroit Shazam, do të ishte poshtë projektimeve në krahasim me filmin e parë, por që e gjithë fundjava do të ndalej në vetëm 30.5 milionë dollarë fitime në SHBA, kjo nuk ishte e pritur.
Madje, edhe në tregun botëror, performanca ka qenë shumë e ulët, duke e çuar totalin e gjithë tregjeve globale në vetëm 65.5 milionë dollarë.
Një krizë e vërtetë për prodhuesin Warner Bros., i cili në ndryshimet rrënjësore që po ndërmerr, po kalon një fazë, ndër më të errëtat të viteve të fundit.
Shazam në fakt, është një film i ndërtuar jo keq dhe i pëlqyeshëm në thelb, por problemet e krijuara me vijimësinë e botës së DC në ekranin e madh, e kanë ndëshkuar atë.
Në fund të filmit shfaqet edhe Wonder Woman, ndërkohë që sipas vendimit ekzekutiv të James Gunn, ajo nuk do të jetë më pjesë e botës së DC aktualisht. Të paktën, jo e luajtur nga Gal Gadot.
Në parim, as Dwayne Johnson nuk arriti ta shpëtonte DC-në nga dështimi, pasi filmi i tij Black Adam nuk kapi as kuotën e 300 milionë dollarëve të fituar globalisht.
Po ashtu, me dështimin e “Ant-Man” në filmin e tretë të superheroit në vazhdën e universit Marvel, po paraqitet sfidë më vete performanca e mirë e “blockbusters” në sallat e mëdha, ku gjithnjë e më shumë, publiku po preferon të presë daljet e filmave në platforma të transmetimit, për t’i parë në shtëpi.
Përmbajtësisht, nuk ka një “Shazam” këtë herë, pasi skenari nuk ndryshon…mbetet ai i industrisë në lëngim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Under the Bridge”, seriali që lundron në ujërat e njohura të krimit të vërtetë të adoleshentëve të trazuar
-
Pamela Anderson merr rolin kryesor në rifillimin e “The Naked Gun” – 30 vjet pas përfundimit të ekskluzivitetit ikonik me Leslie Nielsen
-
Riley Keough shuan çdo shpresë për një sezon të dytë të “Daisy Jones & the Six”
-
Menaxherja e armëve të “Rust” dënohet me 18 muaj burg, për vrasjen aksidentale të kryer nga Alec Baldwin në sheshxhirim
Lajmet kryesore
-
BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën para Bashkisë së Tiranës
-
FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit
-
Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja, thotë BE në 11-vjetorin e marrëveshjes
-
Çitaku, Kurtit: Do mbahesh mend si Kryeministri i Autonomisë Politike për serbët e pjesës Veriore