Libra

Shatë thëniet e Coelho-s mbi dashurinë


Romancieri i njohur brazilian, Paulo Coelho, është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën. Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto përmendim “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”. Ai është i famshëm për citatet në librat e tij, kryesisht me tematikë dashurinë. Disa prej tyre janë:

“Kjo është ajo që ne e quajmë dashuri. Kur ju duan, ju mund të bëni cdo do gjë në krijim. Kur ju duan, nuk ka nevojë aspak të kuptoni se çfarë po ndodh, sepse gjithçka ndodh brenda jush”.

 “Dashuria është një forcë e pazbutshme. Kur përpiqemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur përpiqemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur përpiqemi ta kuptojmë, ajo na lë të ndjehemi të humbur dhe konfuz”.

 “Në jetën reale, dashuria duhet të jetë e mundur. Edhe nëse nuk kthehet menjëherë, dashuria mund të mbijetojë vetëm kur ekziston shpresa se do të jeni në gjendje të fitoni mbi personin që dëshironi”.

 “Kur duam, gjithmonë përpiqemi të bëhemi më të mirë se sa jemi. Kur përpiqemi të bëhemi më mirë seç jemi, gjithçka rreth nesh bëhet edhe më e mirë”.

 “Fal, por mos harro, ose do të lëndohesh përsëri. Falja ndryshon perspektivat. Të harruarit humbet mësimin”.

 “Disa gjëra në jetë thjesht duhet të përjetohen- dhe kurrë nuk shpjegohen. Dashuria është një gjë e tillë”.

“Një njeri dashurohet sepse e dashuroni. Asnjë arsye nuk është e nevojshme për të dashuruar”.

Vepra e Coelho-s vlerësohet dhe si një himn madhështor për dashurinë sublime. Dinjitoze, tejet e përshtatshëme për të gjitha moshat, sidomos për rininë, duke filluar nga nxënësit e shkollave dhe studentët. Veçanërisht në ditët tona, kur pozitivja, optimizmi dhe entuziazmi, edhe pse shembujt dhe modelet ekzistojnë, mbeten asete deficitare në shoqërinë e sotme të konsumit./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore