Shëndet

Sharon Stone zbulon se shpëtoi tre jetë duke dhuruar organet e nipit të ndjerë


Ish -supermodelja e modës, aktorja, Sharon Stone, po rrit ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit të organeve pas vdekjes së nipit të saj të ndjerë, River, organet e të cilit ishin dhuruar duke ndihmuar shpëtimin e jetës së tre njerëzve.

Në një intervistë për emisionin “People”, Stone ka folur për humbjen e saj tragjike të nipit, ndërsa ka treguar se asgjë nuk e ndihmoi atë dhe familjen e saj të pajtoheshin me humbjen e nipit më shumë se dhurimi i organeve.

Familja e 63-vjeçares i dhuroi organet e Riverit njerëzve të tjerë në nevojë pasi ai vdiq në moshën 11 muajshe, por Sharon, nuk ka preferuar të zbulojë se cilat organe u dhuruan.

Nipi i Stone – River.

Sidoqoftë, Stone përmendi grup moshën e marrësve të donatorëve, ndërsa shtoi vetëm faktin se vdekja e tij nuk ishte e kotë dhe se të dish se ai bëri diçka të mirë është ngushëlluese.

Sharon Stone.

“Fakti që nipi im ishte në gjendje të shpëtonte tre jetë, dy foshnje dhe një burrë 45-vjeçar ishte një ngushëllim i shenjtë për familjen tonë”, tha ajo.

Stone theksoi se edhe pse shumë njerëz janë skeptikë në lidhje me dhurimin e organeve, në fund, kjo i siguroi asaj dhe familjes paqe.

River është djali i vëllait të vogël të Stone, Patrick Stone dhe gruas së tij, Tasha. Vdekja e tij erdhi një javë para ditëlindjes së tij, me 8 shtator.

Para vdekjes së tij, tezja e tij ndau një fotografi të tij të intubuar në spital ndërsa zbuloi se ai vuante nga dështimi i organeve dhe bënte thirrje për lutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore