Sport

Shaqiri pranë largimit nga Liverpool-i dhe kalimit në Itali


Xherdan Shaqiri, futbollisti zviceran me orgjinë nga Kosova, që aktivizohet në Premier League angleze me Liverpool-in, ka pohuar për gazetën e përditshme sportive italiane “Corriere dello Sport” se pret që këtë verë të largohet nga të kuqtë.

Në intervistën e dhënë për gazetën italiane, Shaqiri tha se më herët kishte pasur trantativa për të kaluar te Roma ose Sevilla, por që nuk kishin përfunduar me sukses.

Ndër të tjera, Shaqiri thekson faktin se atij i pëlqen Maurizio Sarri, trajneri i ri i Lazio-s dhe se ai e ndjek Lazio-n prej kohësh.

“Igli Tare prej vitesh është duke bërë punë të shkëlqyer tek Lazio dhe është e vërtetë që ka një afeksion për mua dhe ndihem i nderuar”, tha 29-vjeçari për “Corriere dello Sport”.

“E ndjek Lazio-n prej kohësh, janë një klub i madh. Të luash për Sarrin do të ishte me të vërtetë intriguese”, përfundoi Shaqiri, që kreu një Evropian të shkëlqyer me Zvicrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore